Përmirësimi i arsimit, Ministri Bytyqi kërkon bashkëpunim me komuna

Kosova

Përmirësimi i arsimit, Ministri Bytyqi kërkon bashkëpunim me komuna

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:59
Shyqyri Bytyqi ka vizituar komunën e Klinës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Klinës, ku është takuar me kryetarin Zenun Elezaj. Që të dy shprehën përkushtim për bashkëpunim në përmirësimin e kushteve të sistemit arsimor

Bytyqi me këtë rast ka vizituar shkollën e mesme të lartë profesionale “Fehmi Agani”.

Ai ka shtuar se institucioni që ai drejton synon orientimin e të rinjve drejt shkollave profesionale.

Bytyqi: T’i bashkërendojmë veprimet për kushte sa më të mira për nxënësit

“Vizitat tona janë në varg të vizitave të zakonshme që ne kemi bërë t’i vizitojmë të gjitha komunat në mënyrë që ta kemi një bashkëpunim sa më të afërt me kryetarët e komunave, me drejtorin e DKA-së dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona për të krijuar ambiente dhe kushte sa më të mira për nxënësit tonë, por njëkohësisht që të marrim edhe obligime edhe përgjegjësi të përbashkëta për një cilësi më të mirë në arsim. Konsideroj se është zgjedhja më e mirë që jemi duke  bërë sepse kështu bashkë duke i bashkërenduar veprimet si Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me kryetarët e komunave dhe me DKA-të jemi të sigurtë që do të jemi në rrugën e drejtë, drejt ndryshimeve që janë të pritura dhe që janë vërtetë të nevojshme”, tha Ministri Bytyqi.

Kryetari Elezaj tregoi se kanë marrë premtime nga institucionet qendrore për përmirësimin e gjendjes së arsimit.

Elezaj: Morëm premtime që do të kemi mbështetje për ato që na mungojnë

“Morëm premtime që do të kemi mbështetje për ato që na mungojnë dhe të cilat janë në kompetencë të nivelit qendror. Edhe një herë faleminderit shumë ministër për këtë vizitë dhe motivin që na jep që të angazhohemi bashkërisht për përmirësimin e arsimit në komunën e Klinës”, u shpreh i pari i Klinës.

Ministri Bytyqi sot vizitoi edhe komunën e Suharekës, ku u vënë themelet e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat