Publikon emrat e 16 profesorëve që kryen plagjiaturë në UP

Kosova

Publikon emrat e 16 profesorëve që kryen plagjiaturë në UP

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:19
Foto

Ndaj 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që kanë kryer plagjiaturë nuk janë ndërmarr masa ndëshkuese, por ata vetëm janë avancuar.

Kështu u tha në raportin “Stafi Akademik i UP-së – studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë” i publikuar nga  organizata joqeveritare ADMOVERE në bashkëpunim me KFOS.
Njëra nga autorët e këtij raporti, Gazmend Gashi tha se shumicat e masave të  ndërmarra për ata që kanë kryer plagjiaturë janë shfuqizuar dhe shumica e plagjiatorëve janë avancuar.

Gashi tha se tha se nga 16 pjesëtarët e stafit akademik të UP-së të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media vetëm 3 prej tyre janë suspenduar nga procesi mësimor, dhe që më pas janë kthyer.

Gashi: Shumica e plagjiatorëve janë avancuar 

“ Edhe kur  zbulimet e plagjiaturave të stafit akademik janë publikuar nëpër media, plagjiatorët jo që nuk kanë dhënë dorëheqje, por në shumicën dërrmuese të rasteve as që u janë nënshtruar kësaj, nga ato pak raste kur ndonjë masë është ndërmarr janë shfuqizuar më pas, për më tej shumë prej plagjiatorëve edhe janë avancuar”, u shpreh Gashi.

Si raste më të veçanta që u theksuan për plagjiaturë ishin ato të marra nga punimet e bashkëshortëve të tyre si ai i dekanes së Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu-Rugova e cila kishte vjedhur për punimin e saj të doktoratës nga punimi i bashkëshortit të saj, Bardh Rugova

Rast i njëjtë ai është edhe ai i  profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Arsim Morina i cili kishte vjedhur nga punimi shkencor i bashkëshortes së saj, Qamile Morina.

Në këtë raport për plagjiaturë u përmendën edhe emrat si ai i Sabri Hamitit dhe Hajredin Kuçi të cilët janë përfolur nëpër media për plagjiat, por të cilit asnjëherë nuk kanë reaguar ndaj këtyre akuzave.

Gashi: Hamiti dhe Kuqi nuk kanë folur për vjedhjet që kanë bërë

“Ky është rast po ashtu shumë i rëndë, kemi të bëjmë me një politikan me një njeri që pas publikimit të plagjiaturës edhe është avancuar është bërë edhe anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, në vitin 2005 Sali Bytyqi e zbuluar plagjiaturën e tij prej dy publikimeve njëra në Beograd e tjetra në Paris, Hamiti ka refuzua me deklarua për këtë çështje vepra që është plagjiaturë është dhe libër për studentët e Filologjisë në nivelin bachelor... I ka krejt fusnotat e vjedhura prej librit të Enver Hasanit “Përbërja e Jugosllavisë dhe Kosova”, pas botimit të këtij shkrimi Hajdredini nuk ka reaguar ndonjëherë ai e ka vazhduar punën si profesor i rregullt në Fakultetin Juridik edhe sot e kësaj dite”, u shpreh ai.

Disa nga profesorët tjerë që kanë kryer plagjiaturë sipas këtij raporit janë profesori Beqir Sadikaj, Kadri Metaj, Venet Shala, Drita Konxheli, Muhamet Aliu, Zeq ir Veselaj, Dalip Limani, Mejdi Bekteshi, Selim Bezeraj, Luan Ahma, Sylejman Rexhepi. 

Nga ky raport ka dal se nga gjithsej 840 pjesëtarë të stafit akademikt të UP-së, 286 prej tyre janë gra, prej tyre Fakulteti i Edukimit ka më së shumti gra të punësuara, ndërsa ai i Sportit ka më së paku.

Aulona Memeti, bashkëautore e raportit tha se 31 për qind e profesorëve të Universitetit ë Prishtinës janë të angazhuar edhe të paktën në një institucion tjetër të arsimit të lartë publik ose privat, ndërsa 62.7 përqind e profesorëve të UP-së formimin akademik e kanë bërë në vend.

Memeti: 37,26 për qind e profesorëve të UP-së s njërin nivel të studimeve e kanë kryer jashtë vendit

Nga 840 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së, 313 apo 37,26 përqind i kanë përfunduar studimet në njërin nivel jashtë vendit në gjuhë të huaja, kurse 527 të tjerë apo 62.7 për qind janë me form im akademik krejtësisht vendor. Vlen të theksohet se vetëm 36 pjesëtarë të stafit akademik  ose 4.28 për qind i kanë përfunduar të gjitha nivelet e studimeve në gjuhë të huaj”, tha Memeti.

Ky raport i publikuar nga raportin ADMOVERE  thotë se Universiteti i Prishtinës nuk i pranon standardet  për mësim, pasi që ka raste kur edhe dy apo tre fakultete e shfrytëzojnë të njëjtin ambient.

Për të gjetur të dhënat që përmban ky raport janë shfrytëzuar CV e profesorëve të UP-së, publikimet nëpër media për plagjiaturë, intervistat e profesorët dhe studentët. 
Rasti i parë i plagjiaturës në Universitetin e Prishtinës ishte ai i profesorit të Fakultetit të Filozofisë i cili u  zbulua në vitin 1985 dhe u publikua në revistën “Fjala” nga filozofi Isuf Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat