Manifestim përkujtimor në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Lec Gradica

Kosova

Manifestim përkujtimor në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Lec Gradica

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:01
Lec Gradica

Në 20 vjetorin e rënies dëshmorit të kombit Lec Gradica, sot mbahet manifestim nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Manifestimi mbahet në ora 12:00 në fshatin Gardicë  të Drenasit, ku do të zbulohet pllaka në Odën e familjes Leci, ku filloi punën Spitalit Ushtarak të Brigadës 114-të të UÇK-së.

Kurse nga ora 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin memorial në Morinë.

Dr. Lec Leci, i njohur si Lec Gradica, ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës. Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantel-bardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat