Thaçi: Paqartësitë do të hiqen, marrëveshjen historike do ta festojnë të gjithë shqiptarët bashkë

Kosova

Thaçi: Paqartësitë do të hiqen, marrëveshjen historike do ta festojnë të gjithë shqiptarët bashkë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sonte se sa më shpejt që arrihet njohja Kosovë – Serbi, më i afërt është edhe bashkimi kombëtar.

Presidenti Thaçi në “Top Story” është pyetur edhe për reagimet e Tiranës, ai ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur e sovran dhe vendimet edhe në Rambuje, edhe në procesin e Vjenës, edhe tash i merr vetë. “Nuk them se në Tiranë janë kundër dialogut apo kundër një marrëveshjeje. Kanë opinione të ndryshme për modalitetet që do t’i tejkalojnë dhe njohjen e ndërsjellë reciproke do ta festojmë të gjithë bashkë”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se kemi dy ministra të jashtëm shumë të mirë, që bashkëpunojnë shumë mirë dhe koordinohen mjaft mirë, por mendoj se puna më e gabuar është nëse dikush i frynë zjarrit, si në Tiranë apo në Prishtinë, në lidhje me çështjen e “Shqipërisë Etnike”.

Ai ka thënë se ka mirëkuptim edhe për njerëzit hezitues, skeptikë, që kanë paqartësi, të cilët do të qartësohen kur të ndodhë marrëveshja historike e ndërsjellë, ku të gjithë do të jemi së bashku në këtë festë të madhe për Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar.

I pyetur për bashkimin kombëtar, presidenti Thaçi ka thënë se kur i sheh disa skeptikë, edhe për bashkimin kombëtar disa do të dilnin kundër. “Objektivi im është bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të drejtat e qytetarëve atje, njohja reciproke”, ka thënë ai dhe shtoi se “sa më shpejt që arrihet njohja Kosovë –Serbi, më i afërt është edhe bashkimi kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat