Deputetja Bunjaku: MASHT sërish gaboi e nuk mësoi

Kosova

Deputetja Bunjaku: MASHT sërish gaboi e nuk mësoi

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:07
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja i LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për mos furnizimin e nxënësve më libra shkollorë.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se MASHT “nuk arriti tekstet mësimore t'i përshtaste dhe t'i kërkonte aplikuesve (autorët, bashkautorët dhe shtëpitë botuese) t'i hartonin tekstet në përputhje me Kurrikulën e Re të Arsimit Parauniversitar”.

Postimi i plotë:

Me vonesa dhe tekste të vjetra mësimore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sërish nuk dëgjoi ekspertët e arsimit, shoqërinë civile, mediet, neve si deputete, që të furnizonte me kohë me të gjitha tekstet mësimore, nxënësit kosovarë. Përveç vonesave të furnizimit falas me libra, me aq shumë vërejtje për disa nga tekstet mësimore, nuk i ndryshoi fare ato. Edhe autorë me kritika të mëdha që kishin shkruar se "roku është krim"(!), sërish punohet me tekste të të njëjtëve autorë. MASHT, po ashtu, nuk arriti tekstet mësimore t'i përshtaste dhe t'i kërkonte aplikuesve (autorët, bashkautorët dhe shtëpitë botuese) t'i hartonin tekstet në përputhje me Kurrikulën e Re të Arsimit Parauniversitar. Fatkeqësia më e madhe e kritikës në këtë vend është se ajo nuk dëgjohet! Me aq shumë kritika, këshilla e propozime të drejta për furnizimin me kohë të teksteve mësimore, largimin e autorëve me gabime të pafalshme në tekstet mësimore dhe mosndryshimin e teksteve në përputhje me Kurrikulën e Re, MASHT sërish gaboi e nuk mësoi! Madje, përsëriti gabimet e përvitshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat