Zjarrfikësit e Malishevës, pastrojnë hapësirën përreth liqenit në Mirushë

Kosova

Zjarrfikësit e Malishevës, pastrojnë hapësirën përreth liqenit në Mirushë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:27
Malishevë

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, tani e dy ditë me radhë janë duke pastruar hapësirën përreth liqenit në Mirushë dhe kjo punë vullnetar e tyre, është duke u bërë në kuadër të aksionit të madh kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”. Për këtë qëllim, zjarrfikësit e Malishevës, i kanë vizituar drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, të cilët i kanë falënderuar zjarrfikësit për këtë punë të madhe që janë duke e bërë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, aksioni i pastrimit, është duke vazhduar në Komunën e Malishevës dhe janë në koordinim me nivelin qendror, me qëllim të ky aksion tre mujor, të arrij qëllimin e saj, për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Drejtorët komunal, Morina dhe Gashi, në mënyrë të veçantë i kanë falënderuar njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, për përkushtimin e tyre për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit, përderisa i kanë ftuar të gjithë vullnetarët, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për pastrimin e ambientit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat