QKU pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

Kosova

QKU pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:23
QKU pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

Gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike, tash e tutje do të kenë më të lehtë që në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë t'i kryejnë këto ekzaminime, pasi kjo klinikë është pajisur me 2 ultrazë modern.

Përveç kësaj klinike, me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjent do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente.

E shërbime më cilësore do marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë,  që po ashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike.

Me ultrazë janë furnizuar edhe Klinika e Fiziatrisë, Klinika e Anestezionit, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare,  ambulancat specialistike dhe disa klinika të tjera.

Këto pajisje janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës së saj ka renditur furnizimin me aparaturë dhe pajisje mjekësore për njësitë e SHSKUK.

Po ashtu, sallat operative të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike janë pajisur me llamba operative që më parë kanë qenë në mungesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat