Ndahet nga jeta Isak Restelica, ish-deputet i Kuvendit të 2 korrikut

Kosova

Ndahet nga jeta Isak Restelica, ish-deputet i Kuvendit të 2 korrikut

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:32
Isak Restelica

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës që mori pjesë në shpalljen e Deklaratës kushtetuese të 2 korrikut, Isak Restelica, ka ndërruar jetë.

Për ndarjen nga jeta të Restelicës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllime familjes Restelica.

“Qenka ndarë nga jeta Baca Isak Restelica. Atdhetar dhe njeri i urtë gjithë jetën e tij. Një shembull i veçantë i njeriut të mirë, që të gjithë neve që e njohëm na la kujtime aq të mira. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë të tij!” ka shkruar Veseli në Facebook.

Restelica ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës, i cili më 2 korrik të vitit 1990 miratoi Deklaratën kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat