Komuna e Malishevës përkrah 150 bujq me motokultivatorë

Kosova

Komuna e Malishevës përkrah 150 bujq me motokultivatorë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:54
Komuna e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e 150 motokultivatorëve, për 150 bujq

Në kuadër të përkrahjes me mjete konkretizuese për bujq, Komuna e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e 150 motokultivatorëve, për 150 bujq.

Në ceremoninë e fillimit të shpërndarjes së motokultivatorëve, për bujqit e Komunës së Malishevës, morën pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.

“Ne po mundohemi që ti përkrahim bujqit përmes ndihmave të ndryshme, me qëllim të stimulimit dhe marrjes me bujqësi, si dega më e fuqishme ekonomike te ne dhe në kuadër të kësaj përkrahje, janë edhe këta motokultivator. Punimi i tokës dhe prodhimet vendore bujqësore, janë me rëndësi, andaj uroj që këta motokultivator, t’iu ndihmojnë juve në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillimit të shpërndarjes së motokultivatorëve për 150 bujq të Komunës së Malishevës, njofton kumtesa për media.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka thënë se “150 motokultivator, janë pjesë e përkrahjes për bujqit, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjitha ata që merren me bujqësi. Qëllim i yni është lehtësimi i punës, përmes subvencioneve dhe këta motokultivator, janë pjesë e këtij angazhimi, sikur edhe subvencionimi në fushat tjera të bujqësisë”.

Sipas tij, shpërndarja e motokultivatorëve, është projekti i katërt i madh i subvencionimit në bujqësi për këtë vit, pas atij të serrave, makinave mjelëse dhe përkrahjes në bletari. Projekti për përkrahje me motokultivator, është mundësuar nga buxheti komunal i Malishevës me një shumë prej rreth 60 mijë eurove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat