Moti për ditën e hënë

Kosova

Moti për ditën e hënë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlerat e normales. Indeksi i rrezeve ultravjollcë do t’i ketë vlerat e larta të rrezikut.

Era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-3m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat