Deputetja e PDK-së: Opozita po bojkoton seancat për inate politike

Kosova

Deputetja e PDK-së: Opozita po bojkoton seancat për inate politike

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:39
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu- Kodra, e cila vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se si opozitë, janë duke bojkotuar seancat të cilat trajtojnë marrëveshje madhore për vendin.

Në Info Magazine, ajo potencoi se kjo gjë po ndodh për inate politike:

”E kuptoj qasjen e opozitës, është një qasje që do të ofronte alternativë”.

”Dua të falëndrojë edhe deputetët që janë bërë pjesë e një turi të Zotrit Veseli për të lobuar në shtete të ndryshme, për të kontaktuar për të qenë pjesë e diplomacisë ndërkombëtare në lidhje me procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave”.

”Kjo ka qenë edhe njëra nga pesë pikat e platformës. Në seancën e sotme kemi pasur për votim për hetë të dytë tre marrëveshje ndërkombëtare”.

”Ftoj opozitën që të mos bojkotojë seancat sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshje të cilat prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarit të Kosovës”.

”T’i lëm anash inatet politike. Por kur Kosova është afër përmbushjes së një misioni të ri të bëhemi sa më unikues”.

”Shpresoj që spektri politik të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të dakordohen sa i përket vendimeve madhore, sepse kur është puna e disa marrëveshjeve duhet të gjithë të pajtohemi për të mirën e qytetarit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat