Meta porosit Matoshin, kujdesuni për Prevallën

Kosova

Meta porosit Matoshin, kujdesuni për Prevallën

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:42
Fatmir Matoshi, është pritur sot në takim nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur sot në takim nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Matoshi pasi falënderoi presidentin Meta për përkrahjen dhënë Kosovës në procesin e saj integrues, prezantoi aktivitetet dhe planet e tij për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbra mes dy vendeve.

Presidenti i  Shqipërisë Ilir Meta shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta që kanë.

Presidenti Meta kishte edhe një porosi për  Matoshin që të kujdeset për Prevallën pasi që sipas tij Prevalla është një vend shumë i bukur dhe ka një vlerë të veçantë gjë që e bënë atë ta këtë shumë për zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat