Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat maksimale në vendin tonë do të jenë 27 gradë Celsius.
“Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, njofton se do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.