Pas pushimeve verore nisi punën edhe Qerdhja për fëmijë “Gëzimi Ynë “ në Viti

Kosova

Pas pushimeve verore nisi punën edhe Qerdhja për fëmijë “Gëzimi Ynë “ në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:55
Foto nga vizita e kryetait Haliti në këtë institucion prashkollor

Me një vonesë njëjavore më në fund në Viti, ka nisë punën edhe objekti i vetëm publik Qerdhja për fëmijë parashollor ”Gëzimi ynë”. Një vonesë e tillë ishte si pasojë e punëve që kryheshin në rinovimin e këtij objekti me rëndësi.Puna nisi sot pasi që rinovimi i objektit ka përfunduar dhe  tani do të jetë në funksion të edukimit të fëmijëve.

Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar këtë Institucion parashkollor, e gjatë vizitës që k bëeë këtij institucioni, kryetari Haliti është shprehur se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim, posaçërisht në rregullimin e infrastrukturës shkollore duke shprehur kënaqësinë për  punët që janë bërë në këtë objekt gjatë rinovimit dhe me kushtet që tashë do të jenë shumë më të mira për voglushët që janë të vendosur në këtë qerdhe nga të thuash e tërë komuna e Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat