Fjalët e Vuçiqit i bëjnë të qajnë banorët e Banjës

Kosova

Fjalët e Vuçiqit i bëjnë të qajnë banorët e Banjës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:30
Banorët e Banjës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq nuk ka mundur t’i takojë live banorët e Banjës së Skënderajt. Kjo pasi vizita e tij u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por ai iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

Vuçiq u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat