Komandanti i KFOR-it viziton vajzën e plagosur nga plumbi qorr

Kosova

Komandanti i KFOR-it viziton vajzën e plagosur nga plumbi qorr

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 21:57
Salvatore Cuoci

Plaga që ka marr Viktoria Seta, nga plumbi qorr i shkrepur në një aheng të martën e ka shqetësuar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Ky i fundit e viztioi gjashtë vjeçaren e shtrirë në spital të cilës i bëri edhe një dhuratë.

Gjenerali italian shprehu pakënaqësinë e përdorimit të armëve nëpër festa.

Gjashtë vjeçarja nga Podujeva, e cila ka një javë që po jeton me plumbin afër zemrës, nuk dihet ende se kur do t’i largohet projektili nga trupi.

Mjeku i cili po e trajton po pret që vogëlushja të ndihet më mirë për ta realizuar operacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat