Edhe një familje me shtëpi të re për festën e Kurban Bajramit

Kosova

Edhe një familje me shtëpi të re për festën e Kurban Bajramit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:52
Kryefamiljari i kësaj familjeje nuk ka mundur të fshehë gëzimin, pasi prej sot ai është bërë me shtëpi të re.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” nga Friburgu i Gjermanisë, ka bërë me shtëpi të re familjen e Nystret Hajdari nga fshati Tushilë e Skenderajt.

Ky është një investim nga i përbashkët i bashkatdhetarëve tanë në Friburg, që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së banimit për rastet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale në komunën e Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pasi ia ka dorëzuar çelësin kryefamiljarit Hajdari, është shprehur i lumtur me kontributin e shoqatës në fjalë, e cila ka mbledhur fonde nga vëllezërit tanë shqiptarë në Gjermani, me të cilat është ndërtuar shtëpia për familjen 3 anëtarëshe, dhe ka falënderuar të gjithë dashamirët dhe kontribuuesit për këtë shtëpi.

Kryefamiljari i kësaj familjeje nuk ka mundur të fshehë gëzimin, pasi prej sot ai është bërë me shtëpi të re.

Para se të ndërtohej shtëpia, Hajdari me familjen e tij kanë jetuar në një shtëpi njëdhomëshe, në kushte shumë të vështira të banimit.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova”, vlera e këtij projekti për ndërtimin e shtëpisë, e kompletuar me pajisjet e brendshme të nevojshme, është rreth 14 mijë euro.

Në fund të vizitës, kryetari Jashari i ka ndarë mirënjohje Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova”, si dhe ia ka dhuruar edhe Stemën e Komunës së Skenderajt.

Si kontribut i kësaj shoqate, sot është bërë me shtëpi të re edhe një familje në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat