Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës

Kosova

Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:19
Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre personave për keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Q gjatë periudhës kohore shkurt 2012 tetor 2014, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i  shkaktojë dëme materiale dikujt tjetër.

Ndërkaq, i pandehuri A.M nga gata 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse e deri në momentin kur më datë 24.05.2017, kur ky i pandehur edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte  lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, i pandehuri A.M duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tija zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuri i tretë R.Gj. duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që t’i  shkaktojë dëme materiale dikujt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat