Mërgimtari nga Austria dhuron enciklopedi për bibliotekën në Rahovec

Kosova

Mërgimtari nga Austria dhuron enciklopedi për bibliotekën në Rahovec

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:09
Sabedin Mustafa i dhuron bibliotekës “Sulejman Krasniqi” në Rahovec një enciklopedi në 24 vëllime

Mërgimtari Sabedin Mustafa i dhuron bibliotekës “Sulejman Krasniqi” në Rahovec një enciklopedi në 24 vëllime.

Kështu ka njoftuar Zyra për Informim e komunës së Rahovecit.

“Mërgimtari nga Austria Dr. Sabedin Mustafa i ka dhuruar bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” një enciklopedi në gjuhën gjermane me 24 vëllime, me mbi 200 mijë fjalë. Dr. Mustafa jeton dhe punon në Austrinë e Epërme, duke arritur të hapë edhe ordinancën e vet private. Gjatë vizitës që i bëri vendlindjes, dr. Mustafa u ndal edhe në bibliotekën komunale, me ç’ rast ofroi ndihmën e tij konkrete për pasurimin e fondit librar në këtë bibliotekë. Enciklopedia është vlerë e shtuar për bibliotekën komunale dhe mund t’ju shërbejë studentëve në fusha të ndryshme të shkencës”, thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat