E ardhmja e bazuar në evidencë nga Leunorë Krasniqi antare e QHPSM-së

Kosova

E ardhmja e bazuar në evidencë nga Leunorë Krasniqi antare e QHPSM-së

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:25
Foto nga EBF

Sot në hotel Sirius është mbajtur eventi EBF (Evidence Based Future II), ku organizator ka qenë Qëndra për Hulumtime Psiko – sociale e Mjeksore (QHPSM). Në këtë event janë prezantuar tri hulumtime shkencore të realizuara nga antarët e kësaj qëndre.

Për media u prononcua antarja e QHPSM-së Leunorë Krasniqi, ku ndër tjerash Krasniqi tha:
Sot në edicionin e dytë të EBF-së janë prezantuar rezultatet e tri hulumtimeve që përfshinë më shumë fushën e trashëgimisë familjare, përkatësisht trashëgimia tek gratë.

Gjithashtu janë prezantuar të dhënat e një hulumtimi për konsumin e duhanit, alkoolit dhe substancave psiko – active në komunën e Prishtinës, ndërsa hulumtimi i tretë ka qenë roli i Kohezionit familjar në procesin e socializimit të fëmijëve.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe udheheqësi i QHPSM-së prof. Fitim Uka me temën “Familja, aty ku duhet të ketë më shumë se vetëm dashuri”.

Krahas përsonaliteteve të shendetit mendor, këtë event me praninë e tyre e nderuan edhe përsnalitete nga jeta politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat