Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se kanë vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun.
Ai ka thënë se vetëm kështu mund të bëhet hartimi i përbashkët i buxhetit.
Postimi i plotë:
Kemi vazhduar edhe sot me ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun, kësaj radhe me banorë të qytetit të Skenderajt dhe përfaqësues të lagjeve të fshatit Klinë e Poshtme.
Vetëm në këtë mënyrë, pra duke marrë pjesë në dëgjime buxhetore, ne si institucione lokale në njërën anë, dhe qytetarët nga ana tjetër, bëhemi bashkë-hartues te buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe bëjmë planifikimet për vitet tjera, 2020-2021.
Kam premtuar transparencë të plotë, dhe se do të jam i hapur me këdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve të komunës së Skenderajt, pa dallim.
Një falënderim për të gjithë ata qytetarë që ishin sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, dhe kontribuan me kërkesa reale dhe pyetje nga më të ndryshme!