Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur tronditjen me rastin e humbjes së jetës së shumë personave nga shembja e një mbikalimi në Genoa të Italisë, duke thënë se Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave.
“Jemi të tronditur nga humbja e jetëve si pasojë e shembjes së urës në Gjenovë të Italisë. Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe lutemi për të lënduarit. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Ndryshe, të paktën 35 persona gjetën vdekjen kur një mbikalim në Genoa të Italisë u shemb papritmas.