OAK thellon bashkëpunimin me bizneset e Hungarisë

Kosova

OAK thellon bashkëpunimin me bizneset e Hungarisë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:59
Foto nga takimi

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me përfaqësues të ambasadës hungareze Krisztina Szabo dhe Mirdita Bicaj.

“Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi lidhur me aktivitetet e OAK-së dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë”, thuhet në një njoftim për media.

Kryetari i bordit  Skënder Krasniqi falënderoi  Szabo për vizitën duke theksuar se janë të interesuar për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe sjelljen e investitorëve të interesuar në Kosovë.

Krisztina Szabo theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me asociacionet e biznesit.

Ajo gjithashtu, vuri në pah 4 pika kyçe në të cilat ka mundësi për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, që përfshijnë: Agrikulturën, sektorin e ujit, industrinë e mjekësisë dhe teknologjinë informative.

Në fund të takimit të dyja palët janë pajtuar se bizneset e Kosovës dhe ato të Hungarisë janë të interesuara për bashkëpunim.

Madje shkëmbimi i përvojave në mes të këtyre dy shteteve është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në një bashkëpunim të ngushtë në mes të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat