Limaj për vdekjen e Mujë Shalës: Prehu në paqe miku im!

Kosova

Limaj për vdekjen e Mujë Shalës: Prehu në paqe miku im!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:26
Fatmir Limaj

Lajmi për vdekjen e Mujë Shalës e ka pikëlluar kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se ka pasur fatin të njihet për një kohë të gjatë më të.

Limaj thotë se Dr. Shala ka përgatitur gjenerata të tëra të studentëve në UP si profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

“Përveç kontributit në UP, Prof. Dr. Mujë Shala ishte shembulli më i mirë i një mjeku të përkushtuar, i cili ka hedhur themelet e Pediatrisë duke ia kushtuar gjithë jetën shëndetit të fëmijëve të Kosovës”, shkruan Limaj.

Ai përkujton se gjatë kohës së luftës në Kosovë, Muja iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së.

“Profesor, do të na mungojnë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tuaja. Prehu në paqe miku im! Lavdi jetës e veprës tënde”, thuhet në ngushëllimin e Limaj.

Prof. Dr. Mujë Shala ndërroi jetë gjatë ditës së sotme. Nesër në ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa varrimi në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat