Në Obiliq u përurua qendra për pajisje me dokumente

Kosova

Në Obiliq u përurua qendra për pajisje me dokumente

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:18
Objekti ri i Qendrës për Pajisje me Dokumente e Ministrisë së Punëvë të Brendshme të Kosovës,

Është përuruar sot objekti ri i Qendrës për Pajisje me Dokumente e Ministrisë së Punëvë të Brendshme të Kosovës, e ku do të mund të kryhen shërbimet e pajisjes me letërnjoftime, patentë shoferë dhe regjistrimi i veturave.

Shërbimi i gjendjes civile po ashtu do të vendoset në këtë qendër.

Në përurim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

 Dy zyrtarët institucionalë u shprehën se bashkëpunimi midis dy institucioneve që ata drejtojnë ka qenë i frytshëm dhe kjo qendër është rezultat i këtij bashkëveprimi.

Gashi: Projekti është investim i Ministrisë, investime të tilla priten edhe në tërë Kosovën    

“Ky do të jetë  investimi i parë pilot-projekt dhe të shohim në të ardhmen shërbimet e njëjta të ofrojmë në nivel të Republikës së Kosovës. Ky investim është investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  cili falë përkrahjes nga ana e Komunës së Obiliqit që i ka dhanë hapësirën, ne keni investuar 270 mijë euro”, tha Gashi.

Në anën tjetër,  kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, shprehu mirënjohjen për ministrin Gashi për këtë investim, investim ky  që do t’ju mundësojë qytetarëve të Obiliqit që t’i kryejnë të gjitha shërbimet në njëjtën  qendër.

“Falënderoj shumë Ministrinë e Punëve të Brendshme, në këtë rast ministrin, sekretarin, drejtorin. Projekti ka filluar vitin e kaluar dhe fatmirësisht këtë vit u përmbyll. Kjo qendër ofron shërbime për të gjithë qytetarët e komunës tonë, nga certifikata deri te pasaporta dhe ky është modeli i parë në nivel vendi që qytetari i Obiliqit do t’i gjejë të gjitha shërbimet në një objekt”, ka thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat