Moti në Kosovë, priten reshje shiu

Kosova

Moti në Kosovë, priten reshje shiu

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Dy ditët e para të javës vijuese moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.

Nga e mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira, të cilat do të shoqërohen  me reshje shiu.

Sa i përket fushave barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të ketë rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës.

Indeksi i rrezeve ultraviolet mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, andaj këshillat e mjekut për t’u mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi  1-7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat