Demokracia Studentore: Nuk na duhet urimi i presidentit, nuk lëvizim lirshëm si djali i tij

Kosova

Demokracia Studentore: Nuk na duhet urimi i presidentit, nuk lëvizim lirshëm si djali i tij

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:41
Demokracia Studentore

Demokracia Studentore ka reaguar ndaj urimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për Ditën e Rinisë.

Ata kanë thënë se nuk kanë nevojë për urimet e presidentit, djali i të cilit lëviz lorshëm dhe nuk është I izoluar si fëmijët dhe të rinjtë e tjerë të Kosovës.

 “Studentët dhe të rinjtë e Kosovës po mbesin mbrapa në zhvillimin dhe avancimin global pasi që Evropa nuk po na hapë rrugët e lëvizjes së lirë, edhe pse të izoluar ne festojmë të gjitha festat ndërkombëtare në vende që të protestohet, por këtë dukuri festive e kanë instaluar politikanet Kosovarë pasi që ata dhe familjaret e tyre lëvizin lirshëm, ndërsa rinia dhe studentët janë të izoluar sepse nuk i kanë të njëjtat mundësi, ne kërkojmë përgjegjësi dhe përkushtim nga politikanët tanë të cilët nuk po bëjnë mjaftë punë që të rinjtë të lëvizim lirshëm, dhe të jenë të barbarë me rininë evropiane’’ thotë kryetari i organizatës, Mexhid Ramusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat