PEN shënon Ditën e Rinisë me kuiz vetëdijësues për edukimin seksual

Kosova

PEN shënon Ditën e Rinisë me kuiz vetëdijësues për edukimin seksual

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:31
Organizata PEN në kuadër të koalicionit K10, kanë organizuar një kuiz për të rinjtë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, organizata PEN në kuadër të koalicionit K10, kanë organizuar një kuiz për të rinjtë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kaltrina Fejzullahu, eksperte e komunikimit për K10, ka thënë se ky kuiz, përmes lojërave argëtuese, ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjve për të drejtat seksuale riprodhuese dhe shëndetin seksual.

Fejzullahu: E kemi pa se ka nevojë për informim rreth edukimit seksual

“E kemi zgjedhë Ditën Botërore të Rinisë për shkak se çdo vit, Kombet e Bashkuara mundohen me e ngritë vetëdijen e të rinjve për çështje të ndryshme, ose kulturore ose ligjore ose të drejtat, pa marrë parasysh se cili vend në botë e shënon këtë ditë me naj çështje të caktume që e prek pak ma shumë atë vend. E na si koalicion e kemi pa që të rinjtë kanë nevojë për ma shumë informata, për shkak se nuk janë edhe shumë të informum edhe kemi vendosë me dale edhe në mënyrë pak ma atraktive me pak muzikë, me të rinj duke garu së bashku, me mësu sa ma shumë për të drejtat seksuale riprodhuese por edhe për shëndetin e tyne seksual”, ka thënë Fejzuallahu.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ata kanë promovuar edhe platformën elektronike Kujdessex.net, platormë e cila shërben për t’i informuar të rinjtë për shëndetin riprodhues. Fejzullahu ka thënë se edhe të rinjtë kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në kuizin që kanë përgatitur.

Ky kuiz, pos informimit, ka edhe karakter garues. Fejzullahu ka njoftuar që në fund të aktivitetit dot të shpallet grupi fitues dhe do të shpërblehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat