Ferronikeli rifillon punën të hënën

Kosova

Ferronikeli rifillon punën të hënën

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 22:52
Ferronikeli

NewCo Ferronikeli Complex LLC” zyrtarisht është blerë nga NKL Limited, me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga Balfin Group, udhëheqës i së cilës është njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Me ardhjen në tij në krye të fabrikës, ai para punëtorëve u zotua se do të rrisë kapacitetet prodhuese dhe së shpejti do të rinisë prodhimit.

Tani kur janë bërë edhe gjashtë muaj që kur është ndërprerë prodhimi, një njoftim u ka shkuar punëtorëve se prej datës 13 gusht kompania nis punën.

Bëhet e ditur se puna do të rinisë me tri ndërrime si më herët.

“Ju informojmë se prej datës: 13-08-18 (Ditën e Hënë) kompania jonë do të rifilloj punën me orar të rregullt në tri ndërrime ashtu siç ka funksionuar përpara”, thuhet në këtë njoftim të menaxhmentit të Ferronikelit.

Në këtë njoftim, tutje janë të ndara ndërrimet e punëtorëve me orare të caktuara.

Ndryshe,  kompania NKL Limited ka blerë 100% aksionet e Ferronikelit, ku aksionari kryesor është Samir Mane.

“Ne kemi shpresa të mëdha për NeëCo Ferronikelin dhe besojmë se është një investim kyq në Kosovë që ka potencial të jashtëzakonshëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë personat e përfshirë në bërjen e kësaj të mundshme dhe presim me kënaqësi të punojmë me një ekip të mrekullueshëm në udhëheqjen e këtij biznesi. Ne synojmë që gradualisht të zgjerojmë kapacitetin prodhues, të investojmë në zhvillimin e teknologjisë dhe të vazhdojmë të rrisim Kompaninë dhe biznesin e saj në baza të qëndrueshme “, ka thënë Samir Mane, aksionari kryesor i NKL Limited.

NewCo Ferronikeli është një nga kompanitë më të mëdha minerare dhe metalurgjike në Ballkan në fushën minerare si dhe eksplorimin e xehes të nikelit dhe në përpunimin e saj për të prodhuar ferronikel që destinohet për eksport në tregjet ndërkombëtare. Kompania operon me një shkritore moderne, zotëron asete minerare për nevojat e saj të prodhimit dhe drejtohet nga një ekip i udhëheqësve dhe ekspertëve në fushën e metaleve dhe minierave.
Ndërsa, Balfin është një nga kompanitë më të mëdha private në Evropën Juglindore me investime dhe operime të rëndësishme në pasuri të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale, shitblerje, miniera dhe shkritore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat