Fundjavë me mot të mirë dhe kryesisht të nxehtë

Kosova

Fundjavë me mot të mirë dhe kryesisht të nxehtë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:14
Ilustrim

Në fundjavë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell

Zonat anticiklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe stabil përgjatë fundjavës, deri në ditët e para të javës së ardhshme. Mirëpo, rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vransirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga mesi i javës së ardhshme fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

11.08 - Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Në perëndim të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

12.08 - Mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mudësi për riga lokale shiu.

14.08-15.08 - Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat