Ndahen 50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

Kosova

Ndahen 50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:11
Fatmir Matoshi dhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin e pastrimit të mbetjeve të azbestit përreth lumit Lepenc.

Matoshi me këtë rast bëri të ditur se për vazhdimin e këtij projekti do të ndahen 50 mijë euro.

“Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e një projekti që ka të bëjë me largimin e azbestit përreth lumit Lepenc. Nuk do të kursehemi asnjëherë në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm. Me kryetarin u dakorduam të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në vitin e ardhshëm…”.

Sipas tij, projekti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm

Projekti për largimin e mbetjeve të azbestit në këtë komunë ka filluar vite më parë,  mirëpo për shkak të moskryerjes së punëve, kompanisë së kontraktuar i është ndërprerë kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat