Lekaj: Kurrë më s’do të ketë stërzgjatje të projekteve

Kosova

Lekaj: Kurrë më s’do të ketë stërzgjatje të projekteve

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:10
Pal Lekaj me bashkëpunëtor vizitoi segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor vizitoi segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me ç’rast u inspektuan punimet që janë duke u realizuar në urën më të gjatë në rajon.

Lekaj tha se ai është i kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen dhe se tashmë është krijuar një standard i lartë i infrastrukturës rrugore në Kosovë dhe se infrastruktura rrugore dhe qarkorja e autostradave do të përmbyllet brenda katër viteve .

Ai vlerësoi se ky projekt ndikon edhe në rritjen e GDP-së, sepse në Autostradën “Arbën Xhaferi”, janë të nënkontraktuara 344 kompani, me mbi tre mijë punëtorë dhe tetëdhjetë përqind e buxhetit mbetet në Kosovë, duke shtuar se, projektet e tilla kanë mbështetjen e Parlamentit të Kosovës dhe këtë e dëshmon më së miri prania e deputetëve, në këtë vizitë inspektuese.

Ministri gjithashtu ka thënë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë politikën e deri tashme kur projektet janë stërzgjatur, duke ripohuar edhe një herë se kjo autostradë do të përfundojë me 31 dhjetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat