Ministri i Arsimit: ISPE po shantazhon, kjo nuk do funksionojë

Kosova

Ministri i Arsimit: ISPE po shantazhon, kjo nuk do funksionojë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:10
Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se kolegji ISPE po bënë shantazh. Ai tha se ky kolegj, më mirë është të merret me plotësimin e kushteve që parashihen me ligj se sa të merret me presion ndaj Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Bytyqi ka pranuar se nuk është hera e parë që ky kolegj po bënë presion për përfitime.

Bytyqi: ISPE po shantazhon

“Është reagim i joni i drejt, se pse kjo letër është një tip i shantazhit, e tipit të cilit të bëhet presion direkt ndaj  institucionet shtetëror për një paligjshmëri të kërkesave të institucionit të kolegjit ISPE. Nuk është i sotëm presioni që ky kolegj bën ndaj institucionit tonë. Ka pasur në vazhdimësi presione, që në mënyrë të padrejtë të akreditohen programet, gjegjësisht të ndikohet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e programeve të këtij institucioni”, tha ministri Bytyqi.

Tha se janë të vendosur të respektojnë institucionet e pavarura, meqë është bërë punë e madhe për të krijuar një institucion i pavarur, siç është Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Bytyqi: Nuk mundet as ministria të ndikojë në vendimmarrjen e Këshillit

“Vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë vendime të pavarura nga Ministri. Nuk mundet Ministri të ndikojë në vendimmarrjen e këtij Këshilli”, theksoi Ministri, ndërsa tha se në letrën e ISPE-së bëhet fjalë për vendimet e Këshillit dhe i adresohen Ministrit.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve që pretendojnë se ka pasur lëshime nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, të orientohen te organet kompetente.

Ka garantuar se nuk do lejojnë askënd që të bëjë presione dhe shantazhe.

Ndërsa, ISPE-së, i ka bërë thirrje që të angazhohet në drejtimin e plotësimin e kushteve që parashihen me ligj dhe mos të bëj presion as ndaj Ministrisë, e as ndaj Këshillit.

Këtë reagim ministri e ka bërë përmes një konference për media, si reagim pas një letre publike të kolegjit ISPE, e cila i është drejtuar kryeministrit dhe institucioneve tjera dhe është bërë publike në media, me arsyetimin se iu është bërë e padrejtë nga ministri Bytyqi lidhur me mosakreditimin e këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat