Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e Ferdinand Gjinit

Kosova

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e Ferdinand Gjinit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 07:19
Gjykimi për vrasjen e Ferdinand Gjinit

Bekim Raja, Avni Sinani dhe Murat Sinani u deklaruan të pafajshëm gjatë shqyrtimit fillestar rreth akuzës për vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Bekim Rajës, Murat Sinanit dhe Avni Sinanit për shkak se më muajin maj të vitit 2012, në Zvicër, i pandehuri Bekim Raja me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt e ka porositur të pandehurin Xhon Pnishi, që ky i fundit së bashku me të pandehurit Avni dhe Murat Sinanaj të kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini, duke premtuar dhe dhënë shpërblim prej 100 000 frangave zvicerane.

Sipas aktakuzës, më 23.06.2014, në Prapaqan të Deçanit, të pandehurit Gjon Pnishi, Avni dhe Murat Sinanaj, duke vepruar sipas marrëveshjes paraprake, në mënyrë dinake dhe me qëllim që të sjellin dobi pasurore për vete e kanë shfrytëzuar krizën financiare të viktimës dhe e kanë mashtruar të njëjtin me substance narkotike, në atë mënyrë që viktima niset me veturë nga Gjakova për në Deçan, e i përcjellë nga i pandehuri Gjon Pnishi, për të shkuar dhe për të marrë një sasi të substancave narkotike, ashtu siç i kishte premtuar i pandehuri Avni, me ç‘rast i pandehuri Gjon, duke vepruar sipas sugjerimeve te të pandehurit Avni Sinanaj, i zë pritën dhe me të kaluar viktima me veturë mbi urë, i pandehuri Murat shtien me armë automatike në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Pastaj, sipas Prokurorisë, i pandehuri Murat shkon te vetura e viktimës dhe nga viktima merr një çantë krahu e më pas të njëjtin pak më larg se vendi i ngjarjes shkon e merr i pandehuri Avni me veturën e tij, me çka duke vepruar në bashkim kriminal kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat