Rritet çmimi për të shkuar në Qabe, mbi një mijë persona nga Kosova

Kosova

Rritet çmimi për të shkuar në Qabe, mbi një mijë persona nga Kosova

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:32
Mekë

Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t'i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.

Këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi, në rajon ka bërë që të bie numrin i haxhinjëve.

Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat