Universitetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë

Kosova

Universitetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Organizata spanjolle për kërkime shkencore, e cila është e lidhur me Ministrinë spanjolle të Arsimit, që prioritet të punë së saj ka rangimin e universiteteve, universitet dhe kolegjet e Kosovës i trajton si institucione shkencore të Serbisë.

Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC) në faqen e saj online

http://www.webometrics.info/en..., të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës i prezanton si pjesë të Serbisë, duke i futur nën ikonën që mban flamurin e Serbisë, raporton KosovaPress.

Siç shkruan në faqen e saj, CSIC është ndër organizatat e para kërkimore në Evropë, e themeluar në vitin 2006 dhe ka 126 qendra dhe institute të shpërndara në të gjithë Spanjën.

Spanja është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Me poshtë mund ta shihni renditjen e universiteteve:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat