Ky është moti në Kosovë gjatë fundjavës

Kosova

Ky është moti në Kosovë gjatë fundjavës

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Parashikimi i motit tregon se edhe ditëve të fundit të muajit korrik, do të ketë mot jostabil, kryesisht me vranësira dhe shtrëngata me shi.

27.07.2018 – Derisa Evropën perëndimore e ka kapluar një valë e të nxehtit, mbi rajonin tonë mbesin të bllokuara fusha jostabile të presionit të ulët, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot jostabil, me vranësira dhe shtrëngata me shi, ndërsa temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare.

28.07 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë, reshje lokale shiu me bubullima.

29.07 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
30.07-31.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

1.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e maksimalet nga 25C deri në 29C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të luhatet rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat