Komuna që pësoi më së shumti nga reshjet

Kosova

Komuna që pësoi më së shumti nga reshjet

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 19:58
Komuna që pësoi më së shumti nga reshjet

Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.

Feriz Krasniqi nga fshati Smalluzhë i Komunës së Lipjanit ka 20 vjet që merret me bujqësi.

Por, këtë vit, 80% të kulturave bujqësore ia ka dëmtuar nga shiu dhe breshëri, e më së shumti qepët dhe grurin.

Krasniqi thotë se nuk ka kujt t’i drejtohet për t’u rimëkëmbur, ndonëse bujqësia është i vetmi burim që ka për të mbajtur familjen. 

Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.

Dëmet janë regjistruar në sektorët perime-kulturë, vreshtari dhe pemëtari.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit të saj, ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e vendit, duke ndarë për këtë 6.7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat