Rugova: Shteti nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa dënimin meritor të vrasjeve politike

Kosova

Rugova: Shteti nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa dënimin meritor të vrasjeve politike

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 17:52
Homazhet në Istog

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nëpërmjet një postimi në facebook, ka kujtuar kryetarin e parë të degës së LDK-së në Istog, Shaban Manaj, i vrarë para 18 vitesh në rrethana ende të paqarta.

Rugova, shprehet se nuk mund të jemi të qetë derisa nuk bëhet zbardhja e plotë e vrasjes së Manajt dhe të bashkëveprimtarëve të tij.

Ky është postimi i plotë:

Sot me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së Shaban Manaj, së bashku me Kryesin e Degës së LDK-së, me familjarë, me deputetë dhe veprimtarë përkujtuam veprën e tij si Kryetar i parë i Degës, si mik i yni dhe njeri shumë i dashur për të gjithë Istogasit. Nuk mund të jemi të qetë, jo vetëm familja por as ne deri në zbardhjen e vrasjes së tij dhe bashkëveprimtarëve të tij. Shteti nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa dënimin meritor të vrasjeve politike.

Lavdi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat