LDK-ja në Ferizaj kundër nisjes së Spitalit të këtij qyteti, kërkojnë ndërrimin e lokacionit

Kosova

LDK-ja në Ferizaj kundër nisjes së Spitalit të këtij qyteti, kërkojnë ndërrimin e lokacionit

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:38
LDK Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, përmes një kumtese ka reaguar për shumë gjëra që Komuna e Ferizajt po i bënë.

LDK-ja thotë se, Spitali i Ferizajt po niset me logjikën "ligjin e bëjmë vet". Sipas LDK-së, edhe qytetarët e këtij qyteti janë kundër nisjes së objektit aty ku ka vendosr Agil Aliu.

"Qytetarët e Ferizajt janë kundër ndërtimit të këtij objekti shëndetësor aty ku ka vendosur Agim Aliu dhe pushteti i PAN-it në miniaturë, te ish-tregu i kafshëve, ku ka zhurmë, pluhur, lirim të pandërprerë të gazrave të automjeteve, aty ku pengohet procesi mësimor në shkollën përballë, aty ku hapësira është vetëm dy hektarë, aty ku sëmundjet potencialisht vetëm mund të përparojnë. LDK e Ferizajt pa dyshim është për ndërtimin e këtij spitali dhe është e vetëdijshme edhe për pengesat nëpër të cilat ka kaluar, por nuk ka pritur që finalizimi të pengohet për interesa meskine e të panjohura", thuhet në kumtesen e LDK-së.

Ja kumtesa e plotë:

Spitali i Ferizajt po niset me logjikën “ligjin e bëjmë vetë”

Paralajmërimi i fillimit të ndërtimit të spitalit rajonal në Ferizaj, tek ish-tregu i kafshëve, në kundërshtim me ligjin dhe me interesin qytetar, po tregon jo vetëm prirjen anarkiste të pushtetit ë Agim Aliut, por edhe logjikën e funksionimit të PDK-së dhe PAN-it “ligji është llastik” dhe sa herë që iu duhet, e tërheqin në anën e tyre. 

Qytetarët e Ferizajt dhe të rajonit deri tani insistimin për ndërrimin e lokacionit e kanë vlerësuar si gabim, por duke menduar se është vetëm një lojë politike, e cila do të ndërpritet pas kundërshtimeve nga MAPL, si monitoruese e kuvendit dhe të MMPH-së, të cilat kanë konstatuar se ky vendim është antiligjor. 

Kështu janë përgjigjurë edhe ne ankesen e LDK-së, me konfirmim të plotë. Askush nuk ka menduar se kjo çështje do të arrijë deri këtu nga ata që janë me mandat e të obliguar që të punojnë me ligj për çështjen e këtij projekti madhor, në kohën kur kanë qenë të përfunduara të gjitha procedurat për fillimin e ndërtimit, si: 1. Propozimi i komunitetit shëndetësor për lokacionin te pishat, te Parku Liria; 2. Realizimi i debatit publik me qytetarë; 3. Marrja e vendimit në Kuvendin e Komunës së Ferizajt për destinimin e 8 hektarëve për kompleksin e objekteve spitalore dhe shëndetësore; 4. Përshfshirja e lokacionit në PZHK; 5. Studimi gjeomenanik i tokës në parcelën në fjalë; 6. Dhënia e detyrës projektuese në bazë të këtij studimi; 7. Dorëzimi i vendimit të kuvendit, projektit detal, kopjes së planit, fletës poseduese dhe pëlqimit për ndërtimin e spitalit rajonal në Ministrinë e Shëndetësisë, si investitor i këtij projekti në bazë të buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë, pas hapjes së tenderit publik, ka njoftuar të gjithë ofertuesit në vendin e ngjarjes me lokacionin e spitalit me të cilin kanë konkurruar konkurruesit. Pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik, është lidhur kontrata me përfituesin e tenderit. Deri këtu gjithçka ka qenë në rregull dhe është pritur vetëm fillimi i punimeve. Por pas ndërrimit të pushtetit qeverisës dhe ndërhyrjes së pushtetit lokal, është filluar me lojëra politike për ndryshimin e lokacionit në kundërshtim me ligjin, si një anakronizëm i paprecedent, i panjohur në ndonjë qeverisje të deritashme. LDK e Ferizajt përfillë interesin e qytetarëve sipas deklarimit të tyre në debate publike dhe rekomandimet ligjore të ministrive, që spitali i Ferizajt të ndërtohet në harmoni me dokumentet e komunës.

Qytetarët e Ferizajt janë kundër ndërtimit të këtij objekti shëndetësor aty ku ka vendosur Agim Aliu dhe pushteti i PAN-it në miniaturë, te ish-tregu i kafshëve, ku ka zhurmë, pluhur, lirim të pandërprerë të gazrave të automjeteve, aty ku pengohet procesi mësimor në shkollën përballë, aty ku hapësira është vetëm dy hektarë, aty ku sëmundjet potencialisht vetëm mund të përparojnë. LDK e Ferizajt pa dyshim është për ndërtimin e këtij spitali dhe është e vetëdijshme edhe për pengesat nëpër të cilat ka kaluar, por nuk ka pritur që finalizimi të pengohet për interesa meskine e të panjohura.

Dega dhe grupi i kuvendarëve të LDK-së në Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat