Nesër shumë nxehtë

Kosova

Nesër shumë nxehtë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore pritet të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Por ky mot i nxehtë nuk pritet të zgjasë shumë, sepse nga Atlantiku verior fusha të presionit të ulët me masa të ftohta ajrore, do të depërtojnë në fillim të javës mbi vend, që do të sjellin sërish mot të freskët dhe me të reshura shiu.

Sipas Prishtina Weather, në Kosovë sot ka mbajtur mot i nxehtë dhe me diel, i cili do të vazhdojë edhe nesër, por me rritje të temperaturave.

Sot, temperatura maksimale në vendin tonë ka shkuar mbi 31 gradë celsius, kurse nesër pritet të jetë mbi 33 gradë celsius.

Ndërkaq të hënën, më 23.07, paradite mot kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

25.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe me shi. Pasdite priten edhe të shtrëngata të shpërndara me shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat