Kryetari i Komunës Haki Rugova, ka pritur sot komandantin e KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci me të cilin ka biseduar rreth çështjes së sigurisë në komunën e Istogut me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse për çështjen e sigurisë si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që ka komuna me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Fillimisht, kryetari Rugova falënderoj komandantin e KFOR-it për vizitën duke e informuar atë me situatën e sigurisë së përgjithshme në komunën e Istogut si dhe bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm që ka komuna më Policinë dhe KFOR-in.
Gjenerali Salvatore Cuoci falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që ju bë dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët sa herë të jetë e nevojshme.