Pastrohet shtrati i lumit Mirusha në Malishevë

Kosova

Pastrohet shtrati i lumit Mirusha në Malishevë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:00
Pastrimi i lumit Mirusha në Malishevë

E Sot ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë , përkatësisht shtrati i lumit në rrjedhën përgjatë qytetit.

Pastrimi i shtratit të lumit bëhet me qëllim të largimit të mbetjeve të ndryshme nga shtrati, përfshi gjërat që hidhen nga personat e pakujdesshëm, pastaj mbetjet që mbesin nga përmbytjet, si dhe bimët që dalin në ujëra, e të cilat e pengojnë rrjedhën e ujit.

Përveç pamjes më të mirë që merr shtrati i lumit, pastrimi i lumit bëhet edhe për shkak të parandalimit të përmbytjeve, që eventualisht mund të bëhen gjatë shirave të rrëmbyeshëm.

Pastrimin e lumit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën që është duke u bërë, sepse mirëmbajtja e lumenjve është një vështirësi në vete, pasi shtrati i lumit mbushet, si pasojë e shumë faktorëve, duke filluar nga faktori njeri, pastaj vet natyra, sepse rrjedha e ujit sjellë me vete edhe lymin e tij, pastaj mbirja e bimëve që rriten në ujëra dhe të gjitha këto krijojnë vështirësi për mirëmbajtjen e tyre.

“Pavarësisht këtyre faktorëve, ne po mundohemi ta mirëmbajmë dhe shumë shpejt besojmë se do të fillojmë edhe me rregullimin e pjesës tjetër të lumit, ku përveç parandalimit të përmbytjeve, do të krijohet edhe një hapësirë e mirë, me shtigje për ecje dhe relaksim”, tha nënkryetari Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat