Xhafer Gashi priti në një takim pune Ambasadorin e OSCE-së z.Jan Braathu

Kosova

Xhafer Gashi priti në një takim pune Ambasadorin e OSCE-së z.Jan Braathu

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:31
Xhafer Gashi dhe Jan Braathu

Kryetari i komunës së bashku me stafin priti në drekë pune Ambasadorin e OSCE-së z.Jan Braathu, ku biseduan për zhvillimet dhe projektet që janë duke u implementuar në komunën e Obiliqit.

Kryetari e informoi Ambasadorin për punën e mirë që është duke bërë komuna me komunitetet, vështëristë dhe problemet me kthimin, zhvendosja e banorëve të Hadës, ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re si dhe domosdoshmërinë e implementimit të Ligji për Obiliqin.

Ambasadori i OSCE-së përgëzoi kryetarin për punën e bërë në kthimin e banorëve të zhvendosur dhe integrimin e komuniteteve të cilët janë nga komuna e Obiliqit dhe njëkohësisht shprehu gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat