Nënshkruhen kontratat me 22 organizata, për edukim jo formal

Kosova

Nënshkruhen kontratat me 22 organizata, për edukim jo formal

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:44
Kujtim Gashi sot ka nënshkruar kontratat me 22 organizata jo qeveritare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka nënshkruar kontratat me 22 organizata jo qeveritare të cilat ishin përfitues nga thirrja e Ministrisë për projekte në fushën e edukimit jo formal.

Ministri Gashi kërkoi nga organizatat që t'i implementojnë 100 përqind projektet dhe përfitues të jenë rinia, kurse nga zyrtarët e Ministrisë kërkoi monitorim strikt të këtyre projekteve.

Projektet përfituese do të përmbajnë aktivitete të ndryshme të edukimit jo formal, si debate, simpoziume etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat