Zyrtarë nga Uganda në ATK

Kosova

Zyrtarë nga Uganda në ATK

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:42
Sakip Imeri ka pritur sot në takim një delegacion nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim një delegacion nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës.

“Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe praktikave nga ATK-ja, në fushën e përmirësimit të performancës së administratës tatimore. Ky delegacion kryesisht është i fokusuar në organizmin e përgjithshëm të Administratës Tatimore, zhvillimet në menaxhimin e proceseve të përmbushjes tatimore, fushën e teknologjisë informative-sistemit elektronik EDI, si dhe aplikacioneve të tjera të këtij sistemi, i cili është vlerësuar mjaft mirë nga raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë nga ATK.

Delegacioni nga Uganda do të qëndrojë në Kosovë-konkretisht në ATK për disa ditë, ku do të kenë një agjendë të ngjeshur me takime në departamentet e fushave me interes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat