Numri i fëmijëve të braktisur në rënie

Kosova

Numri i fëmijëve të braktisur në rënie

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Vendi që bëhet strehë, që ofron familje dhe jetë në frymën e kujdesit familjar për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të cilët këtë kujdes e kanë humbur për shkaqe të ndryshme, është SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë.

Këshilltarja e Kujdesit Alternativ në SOS Fshatin e Fëmijëve, Mjellma Luma për Kallxo tregon se gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2018 në SOS Fshatrat e Fëmijëve është vendosur vetëm një fëmijë i braktisur nga prindërit.

“Fatmirësisht në pjesën e parë të këtij viti në bazë të të dhënave që i kemi, numri i fëmijëve të braktisur është në rënie pasi që deri më tani është vendosur vetëm një fëmijë. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar në MPMS janë raportuar diku 34 raste të reja të fëmijëve të braktisur”, tha Luma.

Sipas këshilltares Luma, numri i moshave që preket është kryesisht mosha 0-3 vjeç, ndërsa humbja e kujdesit prindëror nuk ka moshë të caktuar .

Aktualisht sipas Lumës në SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të vendosur 12 foshnje në Kujdesin Afat shkurtër për Foshnje, 36 fëmijë në SOS Familje me bazë në komunitet, si dhe 18 të rinj të vendosur në Kujdesin Rinor.

Luma ka treguar se ndër arsyet që qojnë deri të vendimi për braktisjen e fëmijës është shtatzënia e pa dëshiruar, kushtet e rënda ekonomike, etj..

Në bazë të dhënave të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, në nivel vendi gjatë vitit 2017, kanë qenë mbi 130 fëmijë të braktisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat