Skenderaj, apel për kujdes në komunikacion

Kosova

Skenderaj, apel për kujdes në komunikacion

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:31
Skenderaj

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u kërkua më shumë kujdes nga qytetarët, në veçanti në këtë periudhë kohore kur fluksi i qytetarëve që lëvizin me automjete rritet.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili e kryesoi mbledhjen, anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj, dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR-i.

“Gjatë këtij takimi Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi vlerësoi se situata e sigurisë në Skenderaj është e kënaqshme e qetë dhe stabile, e gjithë kjo falë bashkëpunimit të mirë ndërmjet institucioneve me qytetarët. Në këtë mbledhje është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. KKSB ka diskutuar edhe për gatishmërinë e institucioneve lokale për koorje-shirje, ku u theksua se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe gjithçka është duke shkuar mirë. Po ashtu, është diskutuar edhe për Sigurinë në Komunikacion, në këtë pikë diskutimi anëtarët e këtij këshilli kanë kërkuar më shumë kujdes nga qytetarët, në veçanti në këtë periudhë kohore kur fluksi i qytetarëve që lëvizin me makina rritet. Temë diskutimi ishte edhe vetëdijësimi i të rinjëve nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi”, tha ai.

Kryetari Jashari ka falënderuar anëtarët e KKSB-së, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre duke shtuar se këto tema që u trajtuan ku secili shprehi meritat, mendimet dhe ngecjet do t’i ndihmojnë që të punojnë edhe më shumë aty ku duhet për një Skenderaj më të mirë, më të qetë dhe stabil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat