Si ndodhi vdekja e Delfina Shalës?

Kosova

Si ndodhi vdekja e Delfina Shalës?

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:16
Delfina Shala

Vdekja e Delfina Shalës që ndodhi në një spital në Turqi për prindërit e saj është e dyshimtë. Por kjo mohohet nga përfaqësuesit e spitalit në Prizren ku u trajtua Delfina. Sipas tyre gjithçka u bë me paralajmërim dhe pëlqim të familjes.

Të enjten u kthyen me lot nga Turqia. Lavdim dhe Xhevrie Shala kishin shkuar atje tre javë më parë duke shoqëruar vajzën e tyre Delfinën me plot shpresë se ajo do të shërohej nga problemet me boshtin kurrizor.

Por 7 vjeçarja nuk i mbijetoi operimit në një spital të Stambollit.

Prindërit e saj po pretendojnë se Delfina pati pesë dhe jo katër intervenime sa iu ishte thënë në fillim.

Ky i fundit sipas tyre shkaktoi edhe vdekjen e saj.

Babai Lavdimi thotë se operacioni i pestë nuk duhej të ndodhte.

Sipas Shalës mjekët në Stamboll i kishin thënë se nuk do të ketë kurrëfar rreziku për vajzën.

Ata i kërkuan të nënshkruajë disa dokumente në turqisht për të cilat ai thotë se nuk e di se çfarë ishin.

Edhe mjekët në spitalin OrthoMedica në Prizren ku po kontrollohej vogëlushja para se të nisej për Turqi i kishin thënë se nuk do të ketë rrezik.

Kështu pretendon personi që përktheu bisedën e doktorit me familjen e Delfinës.

Ajo që ndodhi më pas është zor e përballueshme për nënën e vajzës.

Prindërit e Delfinës thanë se do të nisin procedurë gjyqësore për këtë rast

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat