Moti për fundjavë

Kosova

Moti për fundjavë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për fundjavë. Sipas IHMK-së vikendi do të jetë kryesisht me mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  14-16 gradë  Celsius, ndërsa temperaturat maksimale  parashihet të lëvizin ndërmjet  26-28 gradë Celsius. Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë  probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar). Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë akcionin për korrje-shirje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat